Futboll

Drita bindshëm ndaj Feroniklit

Drita ka kaluar një rreth të vështirë garash për kupë, ngase është përballë me një ekip shumë të mirë siç është Feronikli nga Drenasi.

Tereni I vështirë për lojë, në masë është bërë më I përshtatshëm, pasi që shirat kanë pushuar e këtë si është më së miri e kë shfrytëzuar ekipi gjilanas.

Pas një pjese të parë të nivelizuar, në pjesën e dytë Drita e ka nisur furishëm dhe që në minutën 46 ia ka dalë që të shënojë. Fillimisht Rexha dhe një gjuajtje nga largësia, e cila është bollokuar, por topi për fat të mirë ka shkuar deri te Xhevdet Shabani, I cili me një gjuajtje me gjysmë volej ka shënuar në këndin e epërm të portës së Malokut.

Drita i aka dalë të shënojë edhe në minutën 77, kur Xh. Shabani nga ana e djtahtë vodhi një top dhe për mrekulli e ka shërbyer Rexhën, I cili ka shënuar nga afërsia.

Feronikli po kërkonte lojën e vet për të zvogëluar rezultatin, kurse Drita ka organizuar një kundërsulm të shopejtë, në të cilin pasi ka gjuajtur Gërbeshi, Kryeziu që sapo ishte future në lojë, nuk e pati të vështirë që nga afdërsia të shënojë për rezultatin përfundimtar 3:0.

You Might Also Like