Futboll

Drita dhe Izair Emini i ndajnë rrugët

Klubi Futbollistik “Drita” dhe Izair Emini i kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’.

Futbollisti tetovar te skuadra kampione erdhi me bujë të madhe, por që sot pas një periudhe një-vjeçare u nda me ‘Intelektualët’, shkruan Gazetasheshi.com

Emini i ka falënderuar të gjithë akterët që kanë qenë pjesë e klubit.

Më poshtë e keni postimin e Eminit:

Pershendetje te gjitheve deshe te ju njoftoj pas nje periudhe njevjecare me Fc.Driten,nga sot nuk do jem pjese e kesaj familje te madhe pasi aritem nje marveshje te dyanshme per prishjen e kontrates,un vec dua ti falenderoj te gjithe duke nisur nga presidentat,kryesia,trajneret,bashkelojtaret doktorat,llegenden dhe posacerisht te gjith tifozet bardhekalter ⚪️? INTELEKTUALET qe me kan perkrahur gjithmone.Me respekt

Izair Emini

You Might Also Like