LAJME

Drita do të ketë kundërshtarë të fortë në Kupën e Kosovës

Futbollistët e Dritës ishin të pafat në shortin që është hedhur këtë të hënë në kualifikimet për Kupën e Kosovës në Futboll. Prishtina – Drita do të jetë finale para finales në Kupën e Kosovës, në ndeshjen që do të zhvillohet pas një muaji.

Ndeshja do të luhet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të përballen pikërisht dy fituesit të trofeve më të çmueshëm në vendin tonë, Drita, kampione dhe Prishtina, fituese e Kupës.

Para kësaj ndeshje shumë lehtë mund të ndodhë që këto dy ekipe të përballen ndërmjet vete në Superkupën e Kosovës në Futboll.

Më poshtë i keni çiftet komplete:

Istogu – Gjilani

A&N – Flamurtari

Prishtina – Drita

Llapi – Ballkani

Trepça ’89 – Ferizaj

Drenica – Ulpiana

Dukagjini – 2 Korriku

Arbëria – Feronikeli

You Might Also Like