LAJME

Drita do të udhëtojë për fitore

Klubi Futbollistik ‘Drita’ ka mbajtur konferencën e zakonshme për media një ditë përpara ndeshjes kampionale.

Në atë konferencë kanë qenë të pranishëm trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Marko Simonovski, shkruan Sheshi.info

“Luajmë kundër një ekipe që ka fituar nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit, ata do të jenë të motivuar padyshim. Me angazhimin e të gjithëve shpresojmë që të arrijmë tre pikë”.

“Normalisht që pas 21 ditësh të lëndimit tim, jam rikthyer në ndeshje dhe po jap maksimumin tim. Duke ardhur e duke vazhduar në formën më të mirë, gjithsesi ekipi në vazhdim do të jetë edhe më mirë, ku do të fitojmë më shumë”.

“E vlerësojmë ekipin e Llapit maksimalisht, do të luajmë në një fushë e cila veç moderne nuk është në kushte optimale. Megjithatë do të jetë për dy ekipet njejtë. Do të futemi vetëm për 3 pikë, kemi lojtarë shumë dhe do të japim maksimumin”, ka thënë Simonovski përpara mediave.

Takimi me Llapin do të luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

You Might Also Like