Futboll

Drita – Drenica zhvillohet të shtunën

 

Ballafaqimi ndërmjet FC Drita dhe KF Drenica do të zhvillohet këtë të shtunë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Ky ballafaqim është i vlefshëm për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Për momentin, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Drita renditet në pozitën e pestë me 10 pikë, derisa kundërshtari i saj Drenica deri më tashti ka zhvilluar shtatë ndeshje, ka tubuar tetë pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në Superligë.

Ndeshja nis në ora 14 dhe zhvillohet pa praninë e shikuesve shkaku i pandemisë covid19.

You Might Also Like