Futboll

Drita e gatshme për të luftuar për titull

Drita ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë në Superligë ndaj Feronikelit.

 

Trajneri Ardian Nuhiu dhe drejtori sportiv Valon Zymberi janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Tekniku shkupjan i Dritës fillimisht ka folur për sistemin VAR, ku e ka përshëndetur ndryshimin e FFK-së për ta pruar sistemin VAR.

Ai ka thënë se me VAR polemikat marrin fund dhe tani iu mbetet të fokusohen vetëm në fushë.

“Është për ta përshëndetur ndryshimin nga Federata që ka pruar sistemin VAR”.

“Me VAR do të mbyllen të gjitha polemikat dhe tani ne do të jemi të fokusuar vetëm në fushë”, tha Ardian Nuhiu.

Këtë sezon, Drita do të mbajë konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes.

 

You Might Also Like