Sportet me dorë

Drita më e mirë se Vushtrria në volejboll

Drita dhe Vushtrria janë përballur në xhiron e tretë të Kampionatit të Kosovës në Volejboll, të cilën me plot meritë e ka fituar ekipi gjilanas me rezultat 3:1.

Mysafirët mirë e kanë nisur ndeshjen dhe e kanë fituar me rezultat 19:25. Te Drita pati shumë të meta në lojën e dytë, por në setin e dytë ata u këndellën dhe me rezultat 25:19 e fituan setin dhe barazuan rezultatin.

Në setin vijues u zhvillua dramë e vërtetë, ngase gjatë tërë kohës rezultati ishte I barabartë deri të rezultati 23:23 dhe këtu ekipi I Dritës u tregua më me përvojë dhe ngadhënjeu me rezultat 25:23.

Pas këtij seti, mysafirët sikur u dorëzuan dhe Drita setin e katërt e fitoi më së lehti, ngase që në fillim ekipi gjilanas u shkëput në rezultat dhe në fund seti u mbyll 25:18.

You Might Also Like