Futboll

Drita e nis në stilin e kampionit

Kampioni i Kosovës në Futboll, Drita e Gjilanit, me fitore e ka nisur kampionatin e ri, duke mëtuar që sërish të pozicionohet lart në tabelë. Gjilanasit kishin përball ekipin modest të KEK-ut, ndaj të cilit kishin mbizotërim të plotë gjatë tërë ndeshjes. Ekipi gjilanas edhe pa ndihmën e tifozëve vendas Ia ka dalë që të ketë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe në fund ka ngadhënjyer me rezultat bindës.

Drita me një supergol të Endrit Krasniqit ka kaluar në epërsi, kur në minutën 22 ka shënuar duke qëlluar këndin e epërm të portës mysafire.

Tërë forëcën e vet Drita e tregoi në pjesëlojën e dytë, kur ia ka dalë të shënojë edhe katër herë.  Në minutën 66, Leci harkoi në brendi, kurse Haxhimusa këtë e shndërroi në gol. Në minutën 74 gol ka shënuar edhe Krasniqi, i cili shpërtheu nga mesi i fushës dhe në fund vetë realizoi. Katër minuta më pas për Dritën u dha penalti, të cilën në gol e shndërroi Fidan Gërbeshi, kurse në minutën 85 Haxhimusa shënoi golin e tij të dytë dhe të pestin për ekipin e tij. Drita – KEK-u 5:0.

Që në nismë Drita merr kryesimin në Superligë, ngase ajo në xhiron e parë ka arritur rezultatin më bindës.

You Might Also Like