Futboll

Drita e sigurt ndaj Ferizajt (foto nga shënimi i golave)

 

Me dy gola të shënuar në pjëslojën e dytë, Drita ia ka dalë të shënojë fitore ndaj Ferizajt me rezultat 2:0 dhe ka ruajtur pozitën e parë në tabelë edhe këtë javë.

Në një ndeshje të qetë, Drita  favorite nuk ka treguar lojë të mirë në pjesëlojën e parë, kurse në pjesën e dytë ka qenë më kërkuese dhe si pasojë e kësaj me të nisur pjesëloja e dytë, në minutën 47, Kastriot Rexha gjuajti në portë e topin me dorë e preku Erdan Zasella, kurse gjyqtari dha penalti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Kastriot Rexha për 1:0.

Momenti i golit të parë

Edhe goli i dytë erdhi nga ndërprerja. Në minutën 75 u dha një gjuajtje dënimi për vendasit dhe pas harkimit të Astrit Fazliut më së larti u shkëput qendërmbrojtësi Ardian Cuculi që me kokë e futi topin në rrjetë.

Momenti i golit të dytë

You Might Also Like