Futboll

Drita e sigurt në pozitën e katërt

Drita – Ferizaj 1-0

-Mbyllet ndeshja!

90′ Ermal Krasniqi (Fer) gjuan drejt portës, por largohet nga vija fatale me Liridon Lecin që shpëton gol të sigurt.

88′ Zëvendësimi i fundit i Ardian Nuhiut te Drita: Klajdi Burba inkuadrohet në vend të Betim Haxhimusës.

88′ Ermal Krasniqi (Fer) shpërdoron një rast ideal për ta barazuar rezultatin, nga brenda zonës gjuan mbi portë.

87′ Betim Haxhimusa (Dri) gjuan drejt në duart e Armend Blakçorit.

86′ Haxhi Neziraj (Dri) gjuan drejt portës, pas asistimit të Filonit Shaqirit, por pret Armend Blakçori.

78′ Mario Kirev (Dri) tregohet i pakujdesshëm, derisa me vështirësi dëbon topin në fundore.

72′ Lëndohet Endrit Krasniqi (Dri). Në vendin e tij inkuadrohet Festim Krasniqi.

62′ Qëndrim Dautaj (Fer) provon goditjen nga largësia, por vetëm pranë portës.

55′ I përfundon të gjitha zëvendësimet Bylbyl Sokoli: Durim Gashi inkuadrohet në vend të Egzon Shabanit.

52′ Zëvendësim i detyruar për Ardian Nuhiun: Filonit Shaqiri inkuadrohet në vend të Kyrian Nwabuze.

45′ Reagon menjëherë Bylbyl Sokoli: Ermal Krasniqi inkuadrohet në vend të Dren Gashit.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

35′ Endrit Krasniqi (Dri) nuk shënjestron portën si duhur, por goditja ishte fantastike.

30′ Kyrian Nwabueze (Dri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij nga largësia, pret me mund Armend Blakçori.

28′ Tension në fushën e lojës pas një përplasje ndërmjet Haxhi Nezirajt (Dri) dhe Veton Shabani (Fer). Gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri i ndëshkon dy futbollistët me karton të verdhë.

18′ Zëvendësim i çuditshëm te Ferizaj: Mirsad Idrizi inkuadrohet në vend të Burim Shabanit.

17′ Liridon Leci (Dri) gjuan me kokë pas harkimit të Ardian Limanit, por kësaj radhe pret me sukses Armend Blakçori.

14′ Goool. Kyrian Nwabueze (Dri) pas një veprimi individual gjuan për mrekulli dhe realizon super gol, 1-0.

10′ Haxhi Neziraj (Dri) tenton goditjen me të djathtën brenda zonës, por pret Armend Blakçori.

08′ Bujar Shabani (Dri) gjuan me të majtën, por vetëm pranë portës.

-Starton ndeshja!

Foto: Tifo grupi “Intelektualët” me mesazh solidarizues ndaj qytetin e Gjilanit pas aksidentit fatal të ndodhur ditë më parë: “Stay strong my city – Qëndro i fortë qyteti im”

Formacionet zyrtare:

Drita: Kirev, Limani, Gërbeshi, Berisha, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Vucaj, Haxhimusa, Neziraj, Nwabueze. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Ferizaj: Blakçori, V.Shabani, Mone, Shosha, B.Shabani, Qerkini, E.Shabani, Dautaj, Dr.Gashi, Shala, Demiri. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Imran Kabashi, Arton Latifi, Arben Halilaj

Stadiumi: “I Qytetit – Gjilan

You Might Also Like