Futboll

Drita – Ferizaj ndeshja hapëse e kësaj xhiroje

Këtë xhiro në Superligën e Kosovës në futboll do t’a hap ndeshja Drita – Ferizaj, e cila zhvillohet të premten me fillim në ora 17.

Drita hynë në këtë ndeshje pas fitores që shënoi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2 me 0 në ndeshjen që u zhvillua në Mitrovicë, ndërkohë që Ferizaj kishte humbur nga Gjilani në fushë të vet me rezultat të thellë 3 me 0.

Drita për momentin është në pozitën e parë dhe mëton që edhe më tgej të mbetet aty, derisa Ferizaj është në pozitë të palakmueshme dhe çdo pikë e fituar për të do të ishte e mirëseardhur.

You Might Also Like