Futboll

Drita fiton miqësoren e parë në Turqi

Në fazën përgatitore që është duke e zhvilluar në Turqi, FC Drita është përballur me ekipin austriak Floridsdorfer AC, të cilin ka arritur që t’a mposht me rezultat të pastër 2:0.

Në njoftimin e lëshuar nga FC Drita është thënë:

Ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese me ekipin austriak. Të gjithë lojtarët u aktivizuan nga 45 minuta në përjashtim të Cuculit dhe Brojës, të cilët e zhvilluan komplet ndeshjen.

Ndeshja dytë kontrolluese zhvillohet me datë 23 janar.

 

FC DRITA vs Floridsdorfer AC 2-0 (2:0)

 

You Might Also Like