Futboll

Drita futet në telashe

88′ Goool. Alban Shillova ngushton rezultatin duke shfrytëzuar një pasim nga Zeneli. 86′ Goool. Khalid realizon edhe golin e tretë në ndeshje duke shfrytëzuar një reagim të ngathët të mbrojtjes vendase, 0-3. 74′ Kelmendi gjuan bukur drejt portës, por nuk ishte i sakt sa duhej. Topi përfundon skaj traversës së Halimit. 70′ Berisha gjuan drejt portës për mrekulli, por mbron Muçiqi. 57′ Çfarë rasi humbet Khalid përballë Halimit, duke dështuar kështu njëherit edhe të realizojë het-trik. Goditja e tij shkon pranë portës. 55′ Goool. Khalid qëllon edhe për golin e dytë të skuadrës së Prishtinës që arriti të konkretizojë një pasim të mrekullueshëm nga Mankenda. 51′ Goool. Gabim i tmerrshëm i Nexhipit, ndërkohë Khalid i vetëm me ‘gardianin’ Halimi qëllon drejt portës për të realizuar golin e parë për miqtë. 48′ Khalid nuk pason në krahun e e majtë ku ishte Pevqeli i vetmuar, por gjuan plogësht në drejtim të Halimit. 46′ Livoreka kërkon penalti, por gjyqtari Isufi heshtë. -Starton pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë. 41′ Nexhipi provon goditjen nga ndërperja, por mbi portë. 30′ Khalid harkon bukur brenda zonës për Mankendën, por vetëm në duart e Halimit. 20′ Krasniqi gjuan zhagas por në vend tregohet Halimi. -Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Halimi, Rexhepi, Tusuni, Hashani, Kuka, Livoreka, Kryeziu, Sejdiu, Ramadani, Kryeziu, Shillova. Kryetrajner: Milaim Zuzaku.

Prishtina: Muçiqi, Dallku, Leci, Maxhuni, Neziri, Curri, Boshnjaku, Pevqeli, Krasniqi, Mankenda, Khalid. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Gjyqtarë: Selim Isufi, Fatmir Sekiraqa, Artan Latifi, Leutrim Mustafa.

You Might Also Like