Futboll

Drita i gëzon futbollistët në prag të festave

Drita është njëra nga skuadrat më korrekte në elitën e futbollit kosovar.

Klubi gjilanas ua plotëson të gjitha kushtet lojtarëve të tyre dhe u qëndron afër si me paga ashtu edhe me premia, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjilanasit kanë bërë një tjetër gjest të madh duke treguar se janë njëri nga klubet më korrekte në futbollin tonë.

Përderisa shumë klube në Superligë u kanë mbetur borxh lojtarëve nga një muaj e më shumë, te Drita nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Madje Drita i ka ekzekutuar pagat e muajit dhjetor ditën e djeshme (e enjte) më 26 dhjetor duke gëzuar futbollistët e tyre para festave të fundvitit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like