Futboll

Drita ia ndal hovin Llapit

 

Drita dhe Llapi janë ndeshur në ndeshjen e xhiros së parë, lojë kjo e mbetur që nga koha kur Drita po i zhvillonte garat në ndeshjet evropiane.

Llapi i trimëruar nga fitorja në xhiron e kaluar ndaj Drenicës, me seriozitet të madh i ka hyrë ndeshjes ndaj Dritës dhe ka patur disa raste të mira, kurse në minutën 17, Drita nga një gjysmërast ia ka dalë të shënojë. Nga një gjuajtje dënimi që nuk premtonte shumë, ngase ajo ishte shumë larg, Xhevdet Shabani i Dritës vendosi që të gjuaj në portë dhe e bëri atë me një gjuajtje për tokë. Portieri i Llapit Shala nuk ia doli që të ndalë gjuajtjen, duke e dëbuar topin shkurtazi, në të cilin ndërhyri kapiteni Ardian Limani, që nga afërsia e futi në rrjetë për 1:0.

Pas golit të pranuar Llapi e hapi lojën, por pa mundur që të shënojë, kurse në pjesën e dytë rastin më të mirë e pati Drita në minutën 73, kur pas gjuajtjes së Xhevdet Shabanit, por topi në vend të rrjetës u përplas për tërthorëse dhe ra mu te vija e portës.

Edhe Llapi pati rast të mirë në fund të ndeshjes, bile edhe shënoi, por goli i tyre u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

You Might Also Like