LAJME

Drita, katër ndeshje kontrolluese në Shqipëri

Klubi Futbollistik “Drita” në mëngjesin e sotëm ka marrë rrugë drejt Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore, shkruan Gazetasheshi.com

Kampionia në fuqi i ka nisur përgatitjet me 6 janar, kurse faza e dytë do të kryhet në Antalya.

“Bardhekaltërit” do të vendosën në hotelin “IC Green Hotel” në lara të Antalisë.

Skuadra e Ardian Nuhiut do t’i zhvillojë katër ndeshje kontrolluese, për të cilat do të ketë njoftime më vonë nga faqja zyrtare.

Kujtojmë që skuadra gjilanase në Turqi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës me 23 janar.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like