Futboll

Drita këndelljen e kërkon në Durrës

Gjendja në tabelë nuk e lë të qetë Klubin e Futbollit Drita, që vazhdon të mbetet në vendin  e fundit, pas humbjes që pësoi të premten e kaluar nga rivali lokal KF Gjilani.

Ndeshja Kosova – Kroacia që do të luhet në Shkodër dhe ndeshja tjetër Ukrainë – Kosovë u ka dhënë dhjetë ditë pushim futbollistëve të Superligës, kurse KF Drita mëton që këtë pauzë t’a shfrytëzojë për t’u përgatitur sa më më mirë për ndeshjen e radhës, që KF Drita e luan si mysafire në Drenas me kampionin aktual, KF Ferronikli.

Trajneri Amir Alagiq, ka përzgjedhur që bashkë me lojtarët të udhëtojnë në Shqipëri, gjegjësisht në Durrës, ku do t’I kryejnë përgatitjet.

Drita që ka sjell shumë risi këtë verë, si në kryesi, staf të lojtarëve dhe në shtabin teknik, ende nuk është adaptuar si duhet, por kryetrajneri boshnjak ka thënë se ekipi I tij është në ngritje dhe beson se do të vijnë edhe fitoret.

Momentalisht FC Drita zë pozitën e dymbëdhjetë në tabelë me tri pikë të tubuara, ngase nga shtatë ndeshje ka një fitore dhe gjashtë humbje, me goldallim 2:9.

 

You Might Also Like