Futboll

Drita – Linfield luhet të marten

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Colovray Stadium”, në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani (’21) dhe Hamdi Namani (’45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d’Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Drita gjatë gjithë lojës e kishte posedimin, si dhe u tregua skuadër më e rrezikshme se kundërshtari.

Finalen e rundit preliminar, Drita do ta zhvillojë të martën e ardhshme përballë kampionit të Irlandës së Veriut, Lindfieldit.

Lindfieldi e eliminoi sot Tre Fiorin me rezultat të pastër, 2:0.

Image

You Might Also Like