Futboll

Drita – Liria, ndeshje që zhvillohet të shtunën

Në kuadër të javës së 23-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, Kf.Drita do të takohet me Lirinë e Prizrenit. Takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe Drita si vendase mund të konsiderohet favorit.

Jo vetëm terreni, por kampioni në fuqi Drita po tregon lojëra të mira dhe të matura në ndeshjet e fundit, për cka edhe renditet e katërta me 35 pikë.

Kurse, Liria, klub me traditë në futbollin kosovar këtë sezon ka zhgënjyer duke u renditur e dhjeta me vetëm 24 pikë të tubuara, teksa po shkojmë në fund të kampionatit. Kjo pozitë ia vështirëson mbijetesen  në elitën e futbollit kosovar dhe mund të bie nga liga.

Postimi i Intelektualëve

Mos harroni,nesër nga ora 14:00 skuadra jonë BardheKaltër luan ndeshjen e rradhës.

Drita luan në shtëpi kundër Lirisë,ndërsa ne do jemi prezent në shkallët e stadiumit për të përkrahur djemtë që mbrojnë ngjyrat e klubit me të cilin u rritëm.Të gjith Ultras antarët,gjith tifozët dhe djemtë e qytetit pa dallim moshe nesër ftohen të jenë aty së bashku me ne për të mos e lënë vetëm krenarinë e qytetit tonë.E vetmja rrugë nesër,është ajo që na dërgon drejt shtëpisë tonë,stadiumit “Selami Osmani-Bezi”,ku prezenca e secilit nga ne është detyrim pasi vetëm të bashkuar do arrijmë synime madhështore.

You Might Also Like