Sportet me dorë

Drita mposht Llapin për t’u radhitur e treta

Gjilan – Në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në praninë e rreth 600 shikuesve hendbollistët e Dritës me lojë brilante kanë mposhtur Llapin nga Podujeva me rezultat 42-39.

Hendbollistët e Dritës pjesën e parë e përmbyllën me rezultat 23-14, duke funksionuar të gjitha repartet e saja, të kënaqur me këtë rezultat në pjesën e dytë kryesisht u aktivizua formacioni i saj i dytë dhe këtë mysafirët e shfrytëzuan  duke përmbyll ndeshjen me rezultat 42-39.
Në radhët e Dritës golashënuesi më i mirë ishte Gzim Misini i cili shënoi 16 gola, i ndihmuar nga Rinor Selmani me 11 gola, ndërsa tek mysafirët u dallua Abazi me 16 gola të shënuar.

Pas ndeshjes golashënuesi më i mirë i ndeshjes, Gzim Misini ka deklaruar:
“Ishte një lojë mjaft e mirë e bashkëlojtarve të mijë, ishte një motiv shtesë pasi kësaj radhe tifozët “Intelektualët”, krijuan atmosferë impozante me këtë fitore po forcohemi në kreun e tabelës së klasifikimit”.

Nga 12 ndeshje të zhvilluara Drita pozicionohet në pozitën e 3-të, me 18 pikë.
Në javën e 13-të, hendbollistët e Dritës në Vushtrri do të ballafaqohen me Samadrexhën.

You Might Also Like