Sportet me dorë

Drita mposht Skenderajn

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ka shënuar fitore në ballafaqim me Skenderajn, të dytin në tabelë me rezultat 3:1 në sete.

Fillimi i ndeshjes nuk ka paralajmëruar një fitore të lehtë të Dritës, ngase mysafiret nga Skenderaj e  kanë nisur ndeshjen furishëm, duke arritur të fitojnë setin e parë me rezultat 25:19.

Në setin e dytë gjërat rrodhën më ndryshe, ngase vashat e Dritës me urdhrat e trajnerëve Lorik Ilazi e Valon Zymberi përmirësuan lojën në fushë, në shërbim ishin më të sakta, kurse edhe sulmi dhe blloku funksionoi shumë mirë, andaj rezultati i këtij seti ishte 25:20 për vendaset. Seti i tretë ishte shumë bindës për vendaset, që e përmbyllën atë bindshëm me rezultat 25:10, kurse edhe seti i katërt u takoi vendaseve, që në këtë ndeshje e kishin përkrahjen e Intelektualëve që krijuan një atmosferë të mirë në ndeshje.

Me këtë fitore, Drita po thuaj se e ka siguruar pozitën e parë para garave të Play-offit.

You Might Also Like