Futboll

Drita mposhtet edhe në ndeshjen e dytë ndaj Malmos

Futbollistët e Dritës janë mposhtur edhe në ndeshjen  e dytë që e kanë zhvilluar ndaj ekipit Malmo nga Suedia. Gjilanasit shumë mirë janë mbajtur në pjesën e parë, duke mos pësuar gol në pjesën e parë, por krejt ndryshe ishte në pjesëlojën e dytë. Ekipi bardh e kaltër fillimisht u ndëshkua në minutën 55 kur për ekipin suedez ka shënuar Carlos Strandberg.

Vendasit kanë shënuar për herë të dytë edhe në minutën 60 nëpërmjet Eric Larsson.

 

Me këtë ndeshje përfundon aventuara e ekipit të Dritës në Champions League dhe ekipi gjilanas do të ketë një rast tjetër në Europa League, ku e prêt humbësin nga ndeshja Vidi FC – F91 Dudelange.

You Might Also Like