Futboll

Drita mundi Vllazninë në miqësore

Në prag të vazhdimit të kampionatit, ekipet e Superligës, por edhe ato të Ligës së Parë të Kosovës kanë shpeshtuar ndeshjet kontrolluese. Kështu, këtë fundjavë janë takuar dy ekipe të rajonit të Anamoravës, Drita e Gjilanit dhe Vllaznia e Pozharanit. Ekipi bardh e kaltër ka ngadhënjyer me rezultat të ngushtë 2:1 me golat që i kanë shënuar Almedin Murati dhe Alban Rexhepi, derisa të vetmin gol për ekipin e Vllaznisë së Pozharanit e ka shënuar Arlind Hoxha në minutën 83.

Trajnerët e të dy ekipeve, Ismet Munishi dhe Sallah Sherifi janë shprehur të kënaqur me paraqitjen e ekipeve të tyre.

You Might Also Like