Futboll

Drita në kërkim të befasisë

Drita do të kërkojë të bëjë të pamundurën kundër Malmos sot në ndeshjen e kthimit të të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Kampiones së Kosovës i duhet një fitore e thellë prej 4 golave për ta kaluar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 3-0 në shtëpi një javë më parë, raporton Gazeta Express.

Drita do të luajë si mysafire e Malmos në stadiumin e ri të ekipit suedez, në një ndeshje në nis në orën 19:00, dhe në qoftë se i përmbys suedezët dhe kalon në rundin e dytë kuaifikues, atëhërë për kundërshtar do ta ketë CRF Cluj.

Nëse ekipi kosovar dështon ta bëjë mrekullinë për të kaluar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, atëherë do ketë mundësinë të luajë në rundin e dytë kualifikues të Evropa Ligës.

Kundërshtari i mundshëm i Dritës atje do të jetë fituesi i duelit F91 Dudelange vs Videoton.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Malmo: 27 Dahlin (GK), 2 Larsson, 5 Rieks 6Lewicki (C), 7 Bachirou, 10 Strandberg, 11 Jeremejeff, 17 Bengtsson, 24 L. Nielsen, 31 Brorsson, 35 Adrian.

Drita: 31 Bakaj, 5 Limani (C), 7 Krasniqi, 9 Kryeziu, 10 Shabani, 13 Leci, 18 Musaj, 23 Shala, 25 Shabani, 62 Kuka, 93 Neziraj.

/Gazeta Express/ 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/drita-kerkon-te-beje-mrekulline-kunder-malmos-formacionet-zyrtare-559244/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

You Might Also Like