Futboll

Drita në krizë të thellë të rezultateve

Feronikeli – Drita 4-0

-Mbyllet ndeshja!

90+2′ Goool. Kastriot Rexha shënon me kokë pas harkimit të Hotit për 4-0.

87′ Goool. Mendurim Hoti realizon pas topit të kthyer nga pingulja për rezultatin 3-0.

77′ Goool. Kastriot Rexha pasi pranon një top bukur brenda zonës gjuan për mrekulli dhe realizon 2-0.

62′ Goool. Mendurim Hoti (Fer) ka realizuar pas harkimit të Islamit dhe me kokë e dërgon topin në rrjetën e Bakajt, 1-0.

60′ Haxhi Neziraj (Dri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Smakiqi, por gjuajtjen e tij e pret reprezentuesi i Kosovës.

58′ KARTON I KUQ! Viktor Kuka ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe tani Drita po luan me 9 futbollistë.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

45′ Da Silva (Fer) tenton ta parabolojë Bakajn, por ‘gardiani’ mysafir e largon topin në momentin e fundit.

40′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan për mrekulli, por pret Smakiqi.

38′ KARTON I KUQ! Bujar Shabani (Dri) është përjashtuar nga gjyqtari kryesor Besfort Kasumi pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Albutrint Morinës.

30′ Astrit Fazliu (Fer) gjuan nga një pozitë e vështirë, por shtylla e shëpton Bakajn.

23′ Artur Magani (Fer) gjuan pas harkimit të Da Silvas, por Bakaj pret me vështirësi.

19′ Endrit Krasniqi (Dri) godet traversën nga afërsia pas harkimit të Haxhi Nezirajt.

Foto: Minuta e 19-të: Përplasje ndërmjet futbollistëve të dy skuadrave


10′ Endrit Krasniqi (Dri) provon goditjen, por Smakiqi devijon në fundore.

06′ Artur Magani (Fer) gjuan bukur pasi u shërbey nga Kastriot Rexha, por pret Bakaj.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Dabiqaj, Fazliu, Da Silva, Morina, Magani, Hoxha, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Drita: Bakaj, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Shaqiri, Krasniqi, Lamçja, Xh.Shabani, Neziraj. Kryetrajner: Afrim Shahini

Gyqtarë: Besfort Kosumi, Elvis Bicaj, Bekim Rama, Alban Shala

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

You Might Also Like