Futboll

Drita, një gol për pozitën e parë

Në këtë xhiro, KF Drita ia ka dalë të marrë pozitën e liderit në tabelë, duke e mposhtur Llapin e favorizuar me rezultat 1:0 edhe atë në fushë të vet në Podujevë.

Drita, i doli arrë e fortë Tahir Batatinës së Llapit, që kishte paralajmëruar se pikët do të mbeten në Podujevë. Vendasve nuk u mjaftuan as dhjetë minuta shtesë që së paku të barazojnë.

Në nje ndeshje me plot raste nga të dyja palët, Drita arriti që një prej tyre t’a shndërrojë në gol, që ishte e mjaftueshme për fitore.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u arrit në minutën 49, kur Xhevdet Shabani realizoi një gol të bukur nga largësia.

Drita tash është para Prishtinës e Llapit në tabelë dhe mëton që këtë pozitë t’a ruajë deri në fund të kampionatit.

You Might Also Like