Sportet me dorë

Drita një hap larg finales

 

Klubi i Volejbollit Drita me një këmbë është në finale, pasi që në ndeshjen e parë të gjysmëfinales ka fituar bindshëm ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat të pastër 3:0  (25:20, 25:19, 25:20).

Në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” që sonte ishte mbushur plot me shikues, vashat e Dritës për asnjë moment nuk e kanë lejuar kundërshtarin e tyre që t’ua rrezikojë fitoren. Në të gjithë elementet e lojës, vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi kanë qenë më të mira si në shërbim, pranim, gjuajtje e bllok, andaj fitorja në tre sete ka qenë e merituar për to.

Se cili ekip do të shkojë në finale do të vendos ndeshja që do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Në rast fitoreje, Drita do të shkojë në finale e në rast humbjeje do të luhet edhe një ndeshje në Gjilan.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo ndërmjet KV Skenderaj dhe M-Technologie nga Prishtina.

You Might Also Like