LAJME

Drita nuk i bënë ballë mëtuesit për titull

Feronikeli – Drita 4-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚽ 84′ Goool. Mendurim Hoti (Fer) përfiton nga një gabim i mbrojtjes udhëtuese dhe realizon me lehtësi për 4-1.

⏱ 77′ Erjon Vucaj (Dri) provon goditjen nga ndërprerja, por pret ‘gardiani’ Deniz Troshupa.

⚽ 74′ Goool. Kastriot Rexha (Fer) përfiton nga një gabim i ‘gardianit’ Mario Kirev dhe realizon nga afërsia për 3-1.

⏱ 73′ Jean Da Silva (Fer) gjuan nga distanca, por pret Mario Kirev.

⚽ 61′ Goool. Filonit Shaqiri (Dri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij dhe e përplas topin për rrjetën e Deniz Troshupën nga më shumë se 20 metra, 2-1.

⚽ 47′ Goool. Jean Carioca Da Silva (Fer) realizon pas një reagimi qesharak të ‘gardianit’ Mario Kirev për rezultatin 2-0.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⚽ 33′ Goool. Kastriot Rexha (Fer) pasi pranon një top brenda zonës gjuan me mjeshtëri dhe realizon për 1-0.

⏱ 30′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan nga afërsia mbi portë.

⏱ 05′ Alush Gavazaj (Fer) tenton goditjen nga largësia, por mbi traversë.

⏱ 04′ Kastriot Rexha (Fer) gjuan me të majtën pas harkimit të Përparim Islamit, por topi devijohet nga Fidan Gërbeshi në çastet e fundit.

⛳ Starton ndeshja!

? Formacionet zytare:

? Feronikeli:  Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Gavazaj, Da Silva, Fazliu, Rexha. ?‍?Kryetrajner: Zekirija Ramadani

? Drita: Kirev, Osmani, Limani, Gerbeshi, Berisha, B.Shabani, Shaqiri, Vucaj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Burba. ?‍? Kryetrajner: Ardian Nuhiu

⚖ Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Besnik Morina, Erduan Baliqi, Bardh Ajeti

You Might Also Like