Futboll

Drita pa mungesa ndaj Prishtinës

Ekipi ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e nesërme përball ekipit të Prishtinës.
Kjo ndeshje luhet për t’u fituar andaj të gjithë lojtarët e ekipit janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe janë të gatshëm për këtë ndeshje.

E rëndësishme është që ekipi do të jetë i kompletuar dhe nuk do të ketë asnjë mungesë!

Nuk do të mungojnë as INTELEKTUALËT që nuk kanë munguar asnjëher, pavarësisht motit me shi dhe kjo do të jetë arma më e fortë e ekipit!

Rezultati zhgënjyes në ndeshjen e fundit tani më i përket së kaluarës dhe për këtë ndeshje na jep detyrim që të marrim pikët e plota!

You Might Also Like