Futboll

Drita përforcon pozitën e saj, Gjilani është aty pranë

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani këtë fundjavë kanë shënuar fitore dhe kanë sforcuar pozitat e tyre në kreun e tabelës. Drita ka mundur Lirinë e Gjilani mundi KEK-un, kurse edhe rezultatet tjera të arritura u shkuan për shtati ekipeve gjilanase dhe tashti, Drita është e katërta në tabelë, kurse Gjilani është në pozitën e pestë.

Drita deri më tash, kur janë zhvilluar 23 xhiro, ka arritur 12 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje, duke grumbulluar 38 pikë. Ajo ka një goldallim plus 10, ngase ka shënuar 35 gola dhe ka pranuar 25 të tillë.

Ekipi tjetër Gjilani, radhitet një pozitë më poshtë, pra në atë të pestë. Ekipi kuq e bardh nga 38 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 9 fitore, ka 5 barazime dhe 9 humbje, por ka goldallim negativ -6. Gjilani ka shënuar 21 gola dhe ka pësuar 27 të tillë.

Në xhiron e ardhshme Drita do të jetë mysafire e Ferizajt, kurse Gjilani sërish do të luaj si vendas. Gjilani do të ballafaqohet me Trepçën ’89.

Ja tabela:

You Might Also Like