Futboll

Drita rikthen lojtarin e njohur

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, çdo ditë e më tepër po i forcon radhët e saj me futbollistë cilësorë. Kështu së fundi ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka rikthyer futbollistin Fidan Gërbeshi, i cili pas një aventure te Drita kishte kaluar te Feronikli për t’u rikthyer sërish në ekipin gjilanas. Drita më herët ka rinovuar me disa nga lojtarët kryesorë, ka rikthyer Xhevdet Shabanin e Ardian Limanin, sikurse që ka angazhuar Astrit Fazliun.

You Might Also Like