Futboll

Drita: Sa fitore po aq humbje

Në kampionatin e kaluar i vargonte fitoret e sivjet po i vargon humbjet. Këto janë të arriturat e Klubit të Futbollit Drita nga Gjilan, ekip ky që nuk është as hija e vitit të kaluar. Drita, që këtë të shtunë është mposhtur nga Llapi në Podujevë me rezultat të ngushtë 1 :0, deri më tashti ka shënuar 7 fitore, ka një barazim dhe ka 7 humbje, që edhe më tej atë e radhisin në pozitën e katërt, pozitë të cilën do të mund t’ia rrezikonte vetëm Gjilani, ekip ky që këtë të diele ballafaqohet me Drenicën dhe në rast fitoreje do t’i bënte 24 pikë. Megjithëse fundi i kampionatit ende është shumë larg, duket se mbrojtja e titullit për Dritën mbetet vetëm një ëndërr, ngase tashmë Prishtina, Feronikli, por edhe Llapi janë shkëputur në pikëdallim. Ja tabela aktuale në Superligën e Kosovës në Futboll :

You Might Also Like