Futboll

Drita me më së shumti shikues në pjesën vjeshtore

“Gjithmonë pas Dritës, s’ka rëndësi a jemi në luftë për titull apo për mbijetesë, Drita gjithmonë i ka pranë vetës Intelektualët”, kjo është motoja e tifozëve më të flaktë të FC Drita, “Intelektualët”, të cilët edhe sivjet, sikurse në vitet e kaluara dolën që të jenë shikuesit më besnikë të klubit të tyre të zemrës.

Këtë krenari të tyre, tifozët e Dritës e kanë postuar edhe në faqen e tyre zyrtare në facebook, duke theksuar se përsëri sikur vitin e kaluar, skuadra që mbledhë tifozë, shikues më së shumti në stadium është Drita.

Gjatë 9 ndeshjeve që Drita i zhvilloi në Stadiumin e Qytetit, të cilin ata e kanë pagëzuar me emrin e presidentit të tyre historik “Selami Osmani – Bezi” janë mbledhur 17.000 shikues ose mesatarisht 1889 shikues për ndeshje.

Ndeshja më e përcjellë edhe kësaj here ishte ajo në mes të dy ekipeve lokale nga Gjilani, Drita dhe Gjilani, e cila si gjithherë mbledh mijëra shikues.

You Might Also Like