Futboll

Drita sërish shpërthen në pjesëlojën e dytë

Vllaznia e Pozharanit dhe Drita janë përballë ndërmjet veti në Gjilan dhe një pjesëloje të parë të nivelizuar, Drita sërish ka shpërthyer në pjesëlojën e dytë duke shënuar katër herë në portën kundërshtare.

Pjesa e parë nuk është karakterizuar me raste të shumta, përkundër se ekipi mysafir ka qenë më i rrezikshëm, por në pjesëlojën e dytë ishte një pamje krejt tjetër.

Fillimisht në minutën 58, Livoreka është penguar në brendi dhe gjyqtari ka dhënë penalti, kurse Gërbeshi nga pika e bardhë ka qenë shumë i saktë. Dhjetë minuta më pas nga e majta ka shpërthyer Livoreka, kurse pas harkimit të tij, Xhevdet Shabani e nguliti topin në rrjetë, pasi më herët bukur kishte kërcyer me kokë. Drita ka organizuar një sulm të bukur edhe në minutën 85 dhe pas dy tentimeve Rexha ia doli të shënojë për rezultatin 0:3. Pozharanasit po vajtonin për golin e pësuar kur një minutë më pas pësuan edhe njëherë nëpërmjet Livorekës, i cili kësaj radhe ishte shërbyer nga Xh. Shabani.

Në xhiron e ardhshme, këtë të enjte, Drita në fushë të vet e pret Gjilanin, në ndeshjen që njihet si kryendeshja e tërë stinorit në Kosovë.

You Might Also Like