Futboll

Drita shënon fitore në ndeshjen kontrolluese

Klubi i Futbollit Drita ka shënuar fitore të pastër me rezultat 2:0 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar ndaj Hajvalisë.

Të dy golat për ekipin gjilanas i ka shënuar Arbnor Ramadani, duke dëshmuar kështu se ekipi gjilanas është i përgatitur mirë dhe se në stinorin pranveror do të zhvillojë luftë në dy fronte, ikja nga zona e rrezikshme dhe në garat për Kupën e Kosovës.

You Might Also Like