Futboll

Drita shton intenzitetin e punës

Pas dy dite pushim, FC DRITA i është rikthyer stërvitjeve dhe sot ka zhvilluar dy seancat e rradhës përgatitore, ku po punohet me intenstitet të lartë.

Kampionati është në pushim dyjavorë për shkak të ndeshjeve me kombëtare, ndërsa ekipi ynë po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e tretë kampionale.

Kryetrajneri i DRITËS, Ardian Nuhiu theksoi se do të shfrytëzojnë maksimumin këto ditë për t’u dhënë hapësirë futbollistëve që në ndeshjet e fundit për shkak të shqetësimeve të lehta nuk kishin mundësi të luanin.

“Do të shfrytëzojmë këto ditë për futbollistët që nuk janë ende në formë për t’i sjellë te më e mira e tyre. Do të kemi edhe ndeshje miqësore dhe futbollistët do të marrin minutat e tyre që të jenë të gjithë gati për ndeshjet e rradhës. Edhe dy lojtarët Arbnor Muja dhe Agim Zeka që kishin shqetësime tani ato i kanë lënë anash dhe do të jënë gati. Na gëzon fakti që do të kemi komplet grupin më në fund dhe besoj do jemi në maksimumin tonë ”, ka thënë Nuhiu.

Trajneri ynë, Nuhiu njoftoi se DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjtën 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në garat ndërkombëtare me kombëtare janë edhe futbollistët tanë, Prince Balde i ftuar nga Kombetarja A e Liberisë dhe do të jetë pjesë e kualifikimeve për FIFA WORLD CUP – Qatar 2022.
Ardit Tahiri do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian U21, pasi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U21.
Kurse, Olti Ismajli dhe Yll Ibrahimi do të marrin pjesë në Kampin Nacional me Kombëtaren e Kosovës U19 në Hajvali.

Futbollistët pritet të rikthehen para xhiros së tretë, ku DRITA do të luajë ndaj KF Malisheva më 11 shtator, ora 16:00.
Superliga do të kthehet në aksion më 10 shtator.

FC DRITA⬜🟦

You Might Also Like