Futboll

Drita u kthehet fitoreve

Drita e ka triumfuar derbin e javës së gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës derisa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Arbër Shala në pjesën e dytë të lojës, raporton Gazetasheshi.com.

Drita – Prishtina 1-0

-Mbyllet ndeshja!

80′ KARTON I KUQ! Liridon Leci (Dri) është përjashtuar direkt me karton të kuq pas sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor Dardan Çaka.

70′ Argjend Mustafa (Pri) tenton goditjen nga largësia, por pret Bakaj me mund.

62′ Armend Thaqi (Pri) tenton goditjen me të majtën, por Bakaj e devijon në fundore.

59′ Goool. Arbër Shala (Dri) gjendet në mënyrë fantastike brenda zonës dhe e dërgon topin drejt rrjetës, 1-0.

54′ Basid Khalid (Pri) depërton bukur brenda zonës, por goditja e tij ndalet nga pingulja.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

27′ Meriton Korenica (Pri) rrëmben një top brenda zonës dhe gjuan me të majtën, por kësaj radhe traversa e shpëton Bakajn.

26′ Gauthier Mankeda (Pri) gjendet në pozitë të mirë shënimi, por pret Bakaj në dy kohë.

16′ Meriton Korenica (Pri) gjuan nga afërisa, por mbi portë.

14′ Liridon Leci (Dri) tenton goditjen nga largësia, por pranë portës së Bekajt.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Bakaj, Kukaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Shaqiri, Krasniqi, Shala, Vucaj, Xh.Shabani, Neziraj. Kryetrajner: Shpëtim Duro

Prishtina: Bekaj, Dallku, Thaqi, Bekteshi, Jamal, Miftaraj, Ahmeti, Mustafa, Korenica, Mankenda, Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi

Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

You Might Also Like