Futboll

Drita udhëton për tri pikë të sigurta në ballafaqim me KEK-un

Drita, që ka kthyer formën e dikurshme udhëton për tri pikë të sigurta në Obiliq, ku do të ballafaqohet me ekipin e KEK-ut, ekip që deri më tashti nuk ka shënuar asnjë fitore dhe ka vetëm një pikë pas ballafaqimit me Ballkanit.

Çdo rezultat tjetër, pos fitores, për ekipin gjilanas do të ishte mossukses, andaj drejtuesit, shtabi teknik dhe lojtarët me të drejtë presin fitore. Megjithatë, në futboll befasitë janë të mundshme, por ekipi gjilanas sigurisht se nuk do të lëshojë rastin që të radhis edhe një fitore, e cila do t’I mundësonte ngjitjen e mëtejme kah kreu I tabelës.

Ndeshja KEK-u – Drita do të nis me fillim në ora 13 e 45 dhe luhet sot (e premte)

You Might Also Like