Futboll

Drita vargon fitoret

Klubi i Futbollit Drita ka kaluar krizën e rezultateve dhe tashti ka nisur t’i vargojë fitoret. Pasi kanë mundur Lirinë në shtëpi në javën e kaluar, Drita ka mundur edhe Hajvalinë në shtëpi të saj dhe tashti ka grumbulluar 13 pikë me shpresë se edhe në xhiron e radhës, në fushë të vet do të shënojë fitore. Të vetmin gol për gjilanasit e ka shënuar përforcimi më i ri, braziliani Edniulson Bergonsi, i cili ka shënuar gol në minutën 78.

Drita ndeshjen e radhës do t’a zhvillojë këtë mesjavë në fushë të vet dhe pritet që të arrijë edhe fitoren e tretë radhazi për të dimëruar sa më e qetë.

You Might Also Like