Futboll

Drita vazhdon serinë e fitoreve


Drita ka shënuar fitoren e tretë radhazi për të marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në Futboll. Nëpër mot me borë e teren të rrëshqitshëm, Drita e ka kryer punën kryesore që në pjesën e parë kur ka shënuar tre gola.
Goli i parë erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë kur në minutën e tetë pas harkimit të Shabanit, në brendi u gjet Kastriot Rexha që shënoi nga afërsia. i Njëjti lojtar ka shënuar disa minuta më pas kur Vucaj ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes mysafire dhe në anën e kundërt e ka shërbyer Rexhën që nuk e pati të vështirë të fut topin në rrjetë.
Te goli i tretë i Dritës Betim Haxhimusa ka kaluar tërë mbrojtjen mysafire, përfshirë edhe portierin dhe në fund e futi topin në rrjetë.
Drita ka nisur të shënojë në minutën 61, kur pas harkimit të Genc Hamitit, Alban Shillova qëlloi topin me kokë dhe ngushtoi rezultatin në 3:1.

Pak para se të mbyllet ndeshja pas harkimit të Blakçorit, Izair Emini vendosi rezultatin final, Drita – Drenica 4:1.

You Might Also Like