Viti

Drobeshasit protestojnë, kërkojnë siguri në rrugë

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditë më pare. ku një i ri humbi jetën në fshatin Drobesh të Vitisë, banorët e këtij fshati janë ngritur në protestë.

Aksidentet e shpeshta të trafikut me pasojë jetë njerëzish, në rrugën regjionale Viti-Drobesh, është arsyeja pse ata kanë protestuar duke kërkuar siguri në rrugë.

Protestuesit të bashkuar kanë bartur pankarte me shkrime të ndryshme, si “Rruga Viti-Gërlicë, rruga e vdekjes”, dhe për disa minuta kanë bllokuar rrugën kryesor, për të cilën thonë se është bërë rrugë e rrezikshme.

Banorët kërkojnë që organet e rendit të marrin masa urgjente duke vendosur pengesa në

rrugë dhe duke angazhuar patrulla të rregullta policore me qëllim të vetëdijesimit të vozitësve që çdo ditë vënë në rrezik jetën e banorëve. Banorët kërkuan nga Komuna e Vitisë, trotuare dhe ndriçim publik, e u u ankuan për mungesën e sigurisë në rrugë dhe kritikuan institucionet komunale dhe qendrore për neglizhencë.

Siç u tha në protestë, afërsisht në këto 25 vitet e fundit, pikërishtë në këtë rrugë në fshatin Drobesh, ka pas 25 viktima shkaku i aksidenteve, si dhe shumë aksidente me të lënduar dhe askidente të panumërta me dëme materiale.Aziz Zuka

You Might Also Like