Gjilan

Dumoshi konfirmon investimet në stadium, teatër, palestër e infrastrukturën e rinisë së Gjilanit

Gjilan, 21 shkurt 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të madhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me këto tre resorë, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Komunë.

“Ministren Dumoshi e njoftova për aktivitetet e kulturës, rinië dhe sportit. E falënderoj shumë për solidaritetin dhe mbështetjen që ma dha mua dhe qytarëve të Gjilanit. Stadiumi, teatri, palestra e infrastrukura e rinisë, janë disa programe që do të punojmë së bashku”, ka thënë pas takimit, kryetari Haziri.

Ai ka shfaqur besimin që ministra Dumoshi do t’i avancojë edhe më shumë tre sektorët e mëdhenj, në kuarër të kësaj Ministrie.

“Ka qenë insistuese që kjo Ministri të mos shkrihet, për shkak të interesit të kulturës, rinisë dhe sportit”, ka thënë Haziri.

Kurse, ministrja e Kutlurës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ka shfaqur konfirmimin për investimet në fushat e përmendura.

“E njoftova kryetarin që do të ketë investime në stadiumin e qytetit sipas standareve të UEFA, në përfundimin e palestrës e sporteve në Zhegër, disa investime në palestrën “Bashkim Selishta –Petriti dhe investimet e nevojshme në teatër”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka suprizuar Hazirin, teksa ka konfirmuar se shumë shpejtë do të fillojnë me ndërtimin e dy fushave të tenisit.

“Kështu që, kryetar, gjejeni sa më shpejtë vendin për ndërtimin e këtyra fushave”, theksoi ministrja Dumoshi.

Pas takimit, Haziri e Dumoshi, kanë vizituar teatrin e qytetit dhe stadiumin e qytetit, ku në këtë të fundit, po vazhdojnë punimet e rindërtimit.

You Might Also Like