Futboll

Duro: Jam i kënaqur me skuadrën

Shpëtim Duro, kryetrajner i Dritës është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Flamurtarit të Prishtinës, andaj ai për këtë ka përgëzuar lojtarët.

Ishte një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh se edhe skuadra e Flamurtarit ka cilësi. Skuadra ka qenë e disiplinuar dhe për 90 minuta nuk i la hapësirë kundërshtarit. Janë tri pikë të vlefshme. Tash e njoh mirë skuadrën, por edhe ekipi po më njeh mua, andaj jam shumë i kënaqur me skuadrën që po zbaton kërkesat e mia”, ka thënë Shpëtim Duro, kryetrajner i Dritës.

You Might Also Like