Futboll

Dy afrikanë në prova te Drita

Bëhet fjalë për Esosa Priestley dhe Henry Austine Onoka, të dy u inkuadruan në pjesën e dytë dhe mbajtën krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sulmit.

Priestley është 24 vjeçar, sulmues i djathtë dhe së fundi ka luajtur në Qipro, teksa më parë është paraqitur edhe në Ligën e Parë të Turqisë.

Ndërkohë, Henry Austine Onoka luan si mbrojtësi djathtë dhe mesfushor defanziv, ai së fundmi ka luajtur për Menem Spor në Ligën e Parë turke.

Ditët në vazhdim dhe ndeshjet e radhës kontrolluese do të jenë vendimtare për të ardhmen e dy futbollistëve.

You Might Also Like