KRONIKË E ZEZË

Dy aksidente trafiku në magjistrale

 

Në dz raste të ndara, në magjistralet Gjilan – Ferizaj dhe Gjilan – Prishtinë, kanë ndodhur dy aksidente trafiku në të cilat ka pasur persona të lënduar.

Siç ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan –Ferizaj në fshatin Partesh ,  me 22 qershor 2020, rreth orës 19:00.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti dyshohet te ketë ardhur kur vozitësi, me veturën Fiat, me tab. 05, duke mos iu përshtat kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, humb kontrollin mbi automjetin dhe del nga rruga, ku me ç ‘rast lëndime trupore ka pësuar vet vozitësi dhe një pasagjer, pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

Në rastin tjetër, më  24 qershor 2020, rreth orës 08:10, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë në fshatin Llabjan.

 

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur  automjeti Golf, i cili lëvizte ,në drejtimin e lëvizjes Gjilan-Prishtinë, me të arritur afër Kompanisë “Tali” ndeshet me automjetin “Renault cango” i cili vinte nga drejtimi i kundërt, me ç ‘rast lëndime trupore pëson vozitësi i automjeti  “Renault” dhe pasagjerja e tij, të cilët ndalen për trajtim të më tejmë në QE Gjilan, ndërsa vozitësi i veturës Golf  pas marrjes së ndihmës së parë në QE Gjilan, lirohet në shtëpi.

 

Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, rasti në procedurë të rregullt procedohet në PTH.

 

 

 

 

You Might Also Like