KRONIKË E ZEZË

Dy raste të dhunës në familje

Me 10 maj 2020, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës në Gjilan kanë pranuar një informuar për një rast “Lëndim i rëndë trupor “ , që kishte ndodhur në fshatin Livoq i epërm.

Njësitet reaguese policore me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para mësohet se deri te incidenti të ketë ardhë pas një mosmarrëveshje familjare , ku më pastaj janë përfshi në një përleshje fizike në mes vete shtatë të dyshuarve, ku si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime

trupore, me ç ‘rast njëri prej tyre ka pësuar “lëndime të renda trupore” dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-ë në Prishtinë.

Nga ana e Policisë janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndaj katër te dyshuarve është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti procedohet në PTh.

 

“Dhunë familjare”

Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se me 10 maj 2020, në fshatin Smirë

I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje , ka përdorë dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij .

Me këtë rast viktimës i janë shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndalur ne qendrën e mbajtjes për 48 ore .

Rasti procedohet ne PTh.

You Might Also Like