Futboll

Dy trajnerët e FC Kosova të lumtur për vizitën në Kosovë

Gjilan – Ardhja e FC Kosova nga Zürich në Anamoravë, ka bërë të ketë një interesim të madh në Qytetin e Gjilanit, Dardanës e fshatit Koretin.
Një dëshirë për vizitën e FC Kosova në shtetin e Kosovës, i ka bërë të lumtur jashtëzakonisht shum edhe dy trajnerët e FC Kosova, Malush Berisha e Adnan Ismajli.
Dy trajnerët të cilët japin gjithcka nga vetja për të mirën e këtij klubi së bashku me stafin e gjithë skuadrës, ka bërë të ditur se tri ditët e tyre të qëndrimit në Kosovë do të jenë historike.
“Jemi shum të lumtur që do ta vizitojmë atdheun tonë, familjarët tonë, qytetet tona, a ka ma kënaqësi se të jesh në shtëpinë e prindërve tanë kjo ditë për skuadrën tonë do të jetë historike do ti zhvillojmë dy ndeshje miqësore me vëllëzrit tanë në Dardanë e Koretin, ndërsa tani e
tutje vizitat tona do të jenë më të shpeshta dhe do të shkëmbejmë përvoja të ndërsjellta”, kanë bër të ditur dy trajnerët, Berisha e Ismajli.
Ekspedita e FC Kosova pritet të zbarkojë nesër në Gjilan.
Ndeshjet miqësore do të zhvillohen të shtunën në Dardanë duke filluar në ora 17.30 dhe të  dielën më Bashkimin.

You Might Also Like