Libri

ME DY VEPRAT E REJA TË LINDITË RAMUSHIT DUSHKUT

Nesër në Gjilan, në Bibliotekën e Qytetit, ora 12:00

ME DY VEPRAT E REJA TË LINDITË RAMUSHIT DUSHKUT

Edicioni i dhjetë i Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, vazhdon nesër në Gjilan, në Bibliotekën e Qytetit,ora 12:00, me paraqitjen e dy veprave të reja të gjilanases Linditë Ramushi Dushku,botuar,ASHT GUSHT ( poezi) dhe EVA – NJËRA NGA ATO ( roman ), të cilat u botuan gjatë këtij viti.
Për veprat më të reja të kësaj autoreje tashmë e njohur dhe jashtë vendit,pritet të flasin, Sabit Rrustemi, Sherafedin Kadriu, Mehmetali Rexhepi, Selvete Abdullahu e Arsim Halili.
Me deklamime nga opusi krijues i Linditë Ramushit Dushkut do të paraqiten Helenë Hajdari e Dianë Toska.Ndërsa e gjithë veprimtaria do të drejtohet nga prof dr. Sadete Tërnava – Osmani.
Të interesuarit, njëkohësisht edhe mund ta blejnë romanin e kësaj shkrimtareje, si i pari roman tek ne që trajton fatin e një femreje të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, me vetëm 5 euro.
Organizatori i këtyre veprimtarive, është Ars Clubi Beqir Musliu”, bashkë me Bibliotekën “Fan S.Noli”.

You Might Also Like