Libri

DY VEPRIMTARI LETRARE PËR NDER TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT

Ditën Ndërkombëtare e Librit – 23 prillin, këtë vit, asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu”, e shënon me dy veprimtari letrare, të cilat realizohen njëra në Gjilan e tjetra në Viti.

Veprimtaria e parë ka të bëj me përurimin e vëllimit poetic të  poetit francez, Jean –  Yves Clarenit, e botuar këto ditë, në frengjisht dhe shqip ( përkthyer nga letrari Tahir Dalipi), “Lulet e lotët e Kosovës”, që do të mbahet në Universitetin e public të Gjilanit “Kadri Zeka” ( salla A34 ).

Për librin, do të flasin, prof dr. Anton Nikë Berisha e Sherafedin Kadriu. Ndërsa para krijuesve, studentëve  dhe artdashësve gjilanas, do lexohen edhe vargje nga ky vëllim përkushtues poetik .

Veprimtaria tjetër letrare do ndodh pikërisht më 23 prill në Viti, përkatësisht në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë”. Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me këtë shkollë kanë inicuar një aksion vullnetar për pasurimin e bibliotekës së kësaj shkolle me botime të reja. Për këtë qëllim, përmes një ftese publike iu është bërë thirrje Shtëpive botuese si dhe vetë krijuesve që t’i bashkangjiten këtij aksioni dhe, ta pasurojmë bibliotekën e kësaj shkolle ku mësojnë mbi shtatëqind nxënës.

Përveç dhurimit të librave, shkrimtarët e pranishëm do lexojnë dhe poezi nga krijimtaria e tyre për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

 

  1. Rrustemi

You Might Also Like