OPINION

Dyftyrësia e BE-së dhe zyrtarëve të saj

Në njërën nga konferencat për media në Prishtinë, Viola Von Cramon, tha që janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët, por megjithëatë tha që nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër.

Deklarata të tilla jemi mësuar kaherë të dëgjojmë, dhe aspak nuk na bëjnë përshtypje, ngase rezultatet tashmë jemi duke i parë nga deklaratat e zyrtarëve të mëhershëm të po të njejtit “system” evropian.

Mungesa e presionit nga ana e Kosovës, duke filluar nga bisedimet me serbinë, fillimi i bashkëpunimit më të shtuar me vendet e lindjes, sidomos me shtete me influence dhe me ekonomi më të zhvilluar, reciprocitetii plotë me të gjithë pa dallim, rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë por edhe bërja trysni ndaj saj që të fillojë procedurat e ndryshimit të ligjit për nënshtetësinë, duke i mundësuar kosovarëve pajisjen me pasaporta shqiptare, por edhe një sërë masash tjera që do t’a zhvleftësonte tej mase edhe liberalizimin e vizave kur ajo të ishte në agjendën e atyre që mendojnë se kanë kartën e fortë në dorë, e përkundrazi ajo do të ishte veçse një procedurë e harruar nga qytetarët e Kosovës.

Autor:Msc. Skender Berisha

You Might Also Like